Implantet Dentare

Mungesa e dhëmbëve çon në dëmtimin e aftësisë së përtypjes dhe prishjen e estetikës. Hapësira boshe duhet të zëvendësohet me alternativën më të përshtatshme

Implantologjia është një nga fushat e stomatologjisë që merret me zëvendësimin e dhëmbëve që mungojnë në mënyrën më afër natyrales.Vendosja e implanteve dentare shërben për zëvendësimin e :

  • një dhëmbi të vetëm
  • disa dhëmbëve
  • të gjithë dhëmbëve për të mbështetur protezat

Në klinikën tonë vendosja e implanteve dentare ndjek një protokoll mjekësor të veçantë.  Pas ekzaminimit oral dhe radiologjik (skanerit 3-D),hartimit të planit të trajtimit dhe miratimit nga ana e pacientit,mjeku specialist kërkon disa analiza specifike si :

  • Analiza gjaku komplet
  • Koha e koagulimit
  • Koha e hemoragjisë
  • Niveli i vitaminës D3

Përparësitë kryesore të implanteve

  • Mbrojtja dhe ruajtja e dhëmbëve të shëndetshëm fqinj me ata që mungojnë
  • Parandalimi i deformimit dhe humbjes së substancës kockore të nofullës për shkak të dhëmbit që mungon
  • Higjenë më e mirë në krahasim me urat detare si pasojë e eleminimit të mungesave  në harkun dentar

Në klinikën tonë kjo lloj ndërhyrje realizohet nga specialisti kirurg Oro-Maksilo-Facial,absolutisht nën efektin e anestezisë lokale.Falë pajisjeve,instrumenteve dhe teknologjisë moderne janë arritur rezultate të shkëlqyera.Në fund të terapisë pacienti pajiset me çertifikatën e implantit e cila përmban të dhënat dhe karakteristikat e implantit të vendosur.

×