Ortodoncia

Ortodoncia

Dhëmbë të drejtë e të bukur? Kush nuk dëshiron një buzëqeshje tërheqëse?! Ortodoncia është ajo fushë e dentistrisë e cila meret me trajtimin e keqpozicionimeve të dhëmbëve dhe anomalive të kafshimit.Ju mund të keni një kafshim jo të rregullt të trashëguar ose grumbullim të dhëmbëve ose keqrrjeshtim të tyre.Por jo të gjitha problemet ortodontike janë gjenetike. Ato mund të shkaktohen nga faktorë lokalë, siç janë:

  • Dëmtimet e dhëmbëve
  • Humbja e hershme e dhëmbëve të qumështit,
  • Zakoni i thithjes së gishtave,
  • Kafshimi i buzëve ose thonjve

Vlerësimi në kohën  e duhur dhe diagnoza e saktë është çelësi për zgjidhjen e problemit tuaj.  Trajtimi ortodontik mund të eleminojë ose zvogëlojë problemet në tre aspekte:

    • Problemet psikologjike
    • Anamalitë e nofullave
    • Problemet e kafshimit dhe drejtimin e dhëmbëve

Ky trajtim aplikohet  tek pacientët e vegjël për të përmirësuar funksionin dhe estetikën në sistemin nofull- dhëmbë dhe për të optimizuar zhvillimin e fëmijëve. Aplikimi  i hershëm i aparateve ortodontike në fëmijët e vegjël mund të përmirësojnë buzëqeshjen e një fëmije, por në këtë moshë përfitimet shkojnë përtej pamjes.

Orthodontists
for Children

Aparatet ortodontike në moshat e vogëla mund të rregullojë pozicionimin e  dhëmbëve te qumeshtit duke i bërë ata udhëzues për eruptumin(daljen) në pozicionin e duhur të dhëmbëve të përhershëm, korrigjimin e problemeve të kafshimit si dhe parandalimin e heqjes së dhëmbëve në të ardhmen.Këshillojmë  që fëmijët  të vizitojnë rregullisht ortodontin deri në moshën 7 vjeç, në mënyrë që të kenë dijeni për trajtimin e mundshëm ortodontik . Molarët e parë të përhershëm (molari i parë) dhe incizivët (4 dhëmbët e përparmë) zakonisht kanë dalë në këtë moshë dhe lejojnë një vlerësim të problemeve të mundshme.

Kur trajtimi fillon herët, ortodonti mund të drejtojë rritjen e nofullave dhe dhëmbëve të denticionit të përhershëm. Trajtimi i hershëm mund të:

  • Krijojë hapësirë ​​për dhëmbët e përhershëm
  • Eliminojë nevojën për nxjerrjen (heqjen) e dhëmbëve të përhershëm
  • Rregullojë gjerësinë e harkut të sipërm dhe të poshtëm dentar
  • Eliminon zakonet dhe veset e pacientëve të vegjël si p.sh. thithja e gishtit etj.
  • Zvogëlojë mundësinë e përmbajtjes (mosdaljes) të dhëmbëve në nofull
  • Rregullojë problemet në të folur
  • Eliminojë gëlltitjen jonormale etj.

Mos i kurseni vetes dhe femijëve tuaj buzëqeshjen e dëshiruar për shkak të neglizhencës!

×

Powered by WhatsApp Chat

×