Terapia Dentare

Terapia Dentare

Mbushjet prej kompoziti  përdoren gjithnjë e më shumë për të riparuar dhëmbët e prekur nga kariesi, frakturat, çarjet etj. Sot gjenerata e re e kompoziteve të përdorura në klinikën tonë sigurojnë një rezistencë të lartë ndaj forcave të përtypjes, transparencë gjithnjë e më afër dhëmbit natyral, duke i dhënë mjekut mundësinë e rindërtimit të dhëmbit të dëmtuar sa më afër formës dhe ngjyrës natyrale.

Në klinikën tonë realizohen të gjitha procedurat e parashikuara për trajtimin terapeutik dentar. Profesionalizmi i mjekëve tanë ,materialet cilësore dhe teknologjia moderne janë garancia e duhur për trajtimin e dhëmbëve tuaj. Vlerësimi dhe diagnoza e saktë është çelësi për zgjidhjen e problemit tuaj. Higjiena e mirë e gojës, një dietë e ekuilibruar ushqyese dhe vizitat e rregullta dentare zgjasin jetën e mbushjes tuaj të re.

Rastet kur mbushja e kompozitit është terapia e duhur janë:

  • Dhëmb i kariuar
  • Dhëmbë të thyer ose të krisur
  • Rregullimi i estetikës në dhëmbë me hapësira
  • Dhëmbët e konsumuar nga fërkimi
  • Dhëmbë me defekte të linduara të strukturës dhëmbore
  • Zëvendësimi i mbushjeve të amalgamit
  •  

Profesionalizmi i mjekëve tanë ,materialet cilësore dhe teknologjia moderne janë garancia e duhur për trajtimin e dhëmbëve tuaj

×

Powered by WhatsApp Chat

×