Terapia e Kanalit  të Rrënjës

Terapia e Kanalit  të Rrënjës

Mund të kërkohet terapia e kanalit të rrënjës së dhëmbit  për ta ruajtur atë nga infeksionet e mundshme.Në të kaluarën, dhëmbët e dëmtuar ose të sëmurë shpesh duhej të hiqeshin. Sot, ata mund të ruhen përmes  trajtimit endodontik. E njohur gjithashtu edhe si trajtimi i kanalit të rrënjës, kjo procedurë mund të kryhet nga një dentist i përgjithshëm ose një specialist i quajtur endodontist. Kërkohen zakonisht më shumë se një vizitë në klinikën dentare për të kryer një trajtim kanalar .Një trajtim i kanalit në përgjithësi përfshin heqjen e pulpës(nervit) dhe zëvendësimin e saj me mbushje.Pulpa është ind i butë që përmban enët e gjakut, nervat dhe indit lidhor.Nëse pulpa dëmtohet nga agjentë të ndryshëm,ku më kryesorët janë bakteriet ,ajo nuk mund të riparojë vetveten, bakteret dhe produktet e tyre e infektojnë dhe shkaktojnë vdekjen (nekrozën) pulpare.Nëse trajtimi i kanalit të rrënjës nuk kryhet në kohën e duhur, një absces (infeksion) mund të formohet në majë të rrënjës dhe të shkaktojnë dhimbje të konsiderueshme. Edhe nëse nuk ka dhimbje, kocka që ankoron dhëmbin në nofull mund të dëmtohet. Pa trajtim, dhëmbi mund të duhet të hiqet.

Trajtimi endodontik në klinikën tonë kryhet nga mjeke specialiste endodonte me anë atë aparaturave moderne për gjetjen e kanaleve dhe trajtimin e zgjerimin mekanik

×