Proteza është një zëvendësuese artificiale ( e përbërë nga materiale johumane) për një pjesë të munguar të trupit. Në fushën e stomatologjisë flasim për proteza dentare në rastin e zëvendësimit të dhëmbëve të munguar,të cilat ndahen në:
- Kurorat dentare( këllëfet)
- Urat dentare
- Protezat e pjesshme
- Protezat totale
Mungesat në harkun dentar ose dhëmbët e shkatërruar dëmtojnë funksionin përtypës të nofullave. Mungesat në zonën e përparme të gojës janë totalisht joestetike dhe ndikojnë jo vetëm në të folurën por edhe në vetëbesimin e pacientit.
Klinika jonë ofron shërbimin protetik të specializuar nga mjekë me përvojë shumë-vjeçare në këtë fushë,në bashkëpunim me laboratorë të pajisur me teknologji moderne e bashkëkohore.